image Britania vendos sanksione ndaj 5 bankave dhe 3 oligarkëve rusë

Evropë

Britania vendos sanksione ndaj 5 bankave dhe 3 oligarkëve rusë

news image

Kriza në Ukrainë ka bërë që pesë banka ruse dhe tre individë të jenë në shënjestër të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Moskës.

Mbretëria e Bashkuar po sanksionon pesë banka ruse dhe tre individë të pasur, duke ngrirë asetet e tyre dhe duke ua ndaluar udhëtimin në Britani, tha Boris Johnson, raporton news.sky, përcjell Gazeta Sinjali.

Kryeministri britanik tha se ishte “kësti i parë” i masave, në përgjigje të lëvizjes së trupave ruse në dy rajone separatiste të Ukrainës.

Johnson paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin ishte “i prirur për një pushtim në shkallë të plotë” të Ukrainës.

Putin të hënën mbrëma njohu dy zona të shkëputura të Ukrainës lindore si shtete të pavarura dhe urdhëroi forcat ruse të kryejnë detyra “paqeruajtëse” në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Kryeministri tha se Rusia dhe Putin tani kanë shkelur “qartësisht” sovranitetin e Ukrainës dhe “shkatërruan plotësisht ligjin ndërkombëtar”.

/GazetaSinjali/