image Britania tërheq licencën për transmetuesin rus, RT

Botë

Britania tërheq licencën për transmetuesin rus, RT

news image

Rregullatori i mediave në Britani të Madhe, Ofcom, ka thënë se ka tërhequr licencën për kanalin televiziv të mbështetur nga Rusia, RT “me efekt të menjëhershëm”.

“Ne kemi vepruar kështu, pasi konsiderojmë se RT nuk është e përshtatshme për të pasur licencë në Britani”, ka thënë Ofcom përmes një deklarate më 18 mars.

Ofcom ka thënë se ka marrë këtë vendim teksa heton 29 raste për të analizuar paanshmërinë e mbulimit e të lajmeve të RT-së dhe mbulimin e drejtpërdrejtë të pushtimit rus në Ukrainë, raporton REL.

“Ne e konsiderojmë volumin dhe natyrën potencialisht serioze të çështjeve të ngritura në periudhën e fundit si shumë shqetësuese – sidomos duke marrë parasysh historikun, meqë kanali është gjobitur me 200,000 funta në të kaluarën për shkelje të lidhura me paanshmërinë”, është thënë në deklaratë.

Reuters ka cituar mediumin RT, të ketë thënë se është “gjykuar gabimisht” nga Ofcom.

/GazetaSinjali/