image Britania, ShBA-ja, Franca dhe Gjermania ritheksojnë angazhimin për të mbështetur Ukrainën

Evropë

Britania, ShBA-ja, Franca dhe Gjermania ritheksojnë angazhimin për të mbështetur Ukrainën

news image

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur sot me liderët e ShBA-së, Francës dhe Gjermanisë në një thirrje të përbashkët për sigurinë dhe diplomacinë ndërkombëtare.

Një zëdhënës i Doëning Street tha se Johnson, Joe Biden, Emmanuel Macron dhe  Olaf Scholz ritheksuan angazhimin e tyre të palëkundur për të mbështetur Ukrainën përballë pushtimit rus, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

“Ata gjithashtu mirëpritën diskutimet e fundit për mundësimin e një misioni të IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) në objektin e Zaporizhzhia”, tha zhënësi.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë është kontrolluar nga Rusia që në ditët e para të pushtimit.

Ka pasur bombardime të shpeshta pranë termocentralit në juglindje të Ukrainës, me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën mes frikës për një aksident bërthamor atje.

Sinjali | Facebook