image Britania: Përparimi rus është ngadalësuar përkohësisht

Evropë

Britania: Përparimi rus është ngadalësuar përkohësisht

news image

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se shpejtësia e përparimit rus është ngadalësuar përkohësisht, me gjasë si rezultat i “vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”.

“Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat t’i rrethojnë dhe izolojnë ato”, shkruhej në Twitter.

Kapja e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, mbetet objektivi kryesor i Rusisë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/