image Britania ndalon një avion që dyshohet se i përket një oligarku rus

Botë

Britania ndalon një avion që dyshohet se i përket një oligarku rus

news image

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, tha të shtunën se ka parandaluar përdorimin e një avioni tjetër privat, që është lidhur me oligarkët rusë.

Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe të shikojmë sesi ata i bëjnë milionat përmes patronazhit të [presidentit rus, Vladimir] Putinit, duke jetuar jetën e tyre në paqe, teksa derdhet gjaku i të pafajshmëve”, tha Shapps përmes një postimi në Twitter.

Departamenti britanik i Transportit tha se ka lëshuar një njoftim që avionit t’i ndalohej nisja nga Aeroporti Luton në Londër.

Avioni do të qëndrojë në aeroport derisa zyrtarët të hetojnë më tej nëse shkelen sanksionet që ndalojnë luftimin e avionëve të lidhur me Rusinë, ndalesa këto të vendosura pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës.

Autoritetet thanë se nuk do të tregojnë pronësinë e avionit derisa të kryhen hetimet, shkruan REL.

Deri më tani, Departamenti i Transportit ka ndaluar një helikopter që i përkiste HeliCo Group LLC dhe dy avionë privatë.

Dy avionët i përkisnin Eugene Shvidler, një bashkëpunëtor i miliarderit të sanksionuar rus, Roman Abramovich.

/GazetaSinjali/