Sot u miratua përfundimisht largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja. Disa deputetë në sallë mezi mbajtën lotët teksa këndohej për herë të fundit kënga tradicionale skoceze.
Parlamenti Evropian i hapi rrugë Brexit-it, ku 621 ligjvënës votuan pro ndarjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, 49 ishin kundër dhe 13 të tjerë abstenuan. Pasi votimit një grup deputetësh u kapluan nga emocionet
Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit. Por pavarësisht hamendësimeve, kryeministri britanik, Boris Johnson e ka mohuar se do të ketë ndonjë shtyrje të kësaj periudhe.
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli tha se largimi i Britanisë do të jetë i dhimbshëm për bllokun, por ai shtoi se tani është thelbësore ngritja e një partneriteti të ri, të mbështetur tek bashkëpunimi miqësor dhe interesat e përbashketa./ Gazeta Sinjali/