image Britania e Madhe zbulon edhe një variant tjetër të koronavirusit

Evropë

Britania e Madhe zbulon edhe një variant tjetër të koronavirusit

news image

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock ka njoftuar se kanë zbuluar edhe një variant tjetër të koronavirusit, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne kemi zbuluar dy raste të një varianti tjetër të koronavirusit këtu në Britani”, tha Hancock.

Ai po ashtu, u shpreh se të dy janë kontakte të rasteve që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut gjatë javëve të fundit.

“Ky variant i ri është shumë shqetësues, pasi shpërndahet edhe më lehtë dhe duket se ka pësuar mutacioni më tepër sesa varianti i parë i ri që zbuluam në Britani”, përfundoi Hancock.

/Gazeta Sinjali/