image Britania e Madhe: Forcat ruse janë më shumë se 50 km larg nga qendra e Kievit

Botë

Britania e Madhe: Forcat ruse janë më shumë se 50 km larg nga qendra e Kievit

news image

Pjesa më e madhe e forcave ruse që janë duke përparuar drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, janë më shumë se 50 kilometra larg qendrës së qytetit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, në një postim në Twitter, ku po ashtu thotë se automjetet e blinduara ruse kanë hapur një rrugë tjetër për të shkuar drejt kryeqytetit ukrainas pasi nuk kanë qenë të suksesshme në marrjen e Chernihiv që është një qytet në veri të Ukrainës.

Në këtë njoftim thuhet edhe se zyrtarët do të vazhdojnë të monitorojnë raportet e “përplasjeve sporadike” mes trupave ruse dhe atyre ukrainase në veri të kryeqytetit.

/GazetaSinjali/