image Britania e Madhe akuzon Rusinë se po kërkon ta zëvendësojë qeverinë e Ukrainës me një aleat të Moskës

Evropë

Britania e Madhe akuzon Rusinë se po kërkon ta zëvendësojë qeverinë e Ukrainës me një aleat të Moskës

news image

Britania e Madhe e ka akuzuar Rusinë se po kërkon zëvendësimin e qeverisë së Ukrainës me një aleat të Moskës.

Ndaj këtyre akuzave është përgjigjur shteti rus. Moska ka thënë që kjo deklaratë e qeverisë britanike është dezinformim dhe ka kërkuar që të “ndalojë përhapjen e marrëzive”.

Sipas mediave të huaja, kjo përballje vjen pas një ‘lufte fjalësh’ mes Rusisë dhe shteteve të Perëndimin mbi qëllimet e Rusisë për Ukrainën.

Ne kemi informacione që tregojnë se qeveria ruse po kërkon të instalojë një udhëheqës pro-rus në Kiev, ndërsa shqyrton nëse do të pushtojë Ukrainën. Ish-deputeti ukrainas Yevhen Murayev po konsiderohet si një kandidat i mundshëm”, ka thënë sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.

Truss i kërkoi Rusisë “të de-përshkallëzojë, t’i japë fund fushatave të saj të agresionit dhe dezinformimit dhe të ndjekë rrugën e diplomacisë”.

/GazetaSinjali/