image Britania do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore

Botë

Britania do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore

news image

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha sot se Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Mënyra më e mirë për të ndihmuar në mbrojtjen e qiejve është përmes armatimit kundërajror, të cilin Britania e Madhe tani do t’i furnizojë Ukrainës“, tha Truss duke folur së bashku me homologun e saj amerikan Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Uashington.

Mbretëria e Bashkuar nuk po kërkon të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi korridoret e evakuimit në Ukrainë pasi kjo do të “çonte në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë. Dhe kjo nuk është ajo që duam“, tha ajo.

Truss tha se Mbretëria e Bashkuar do të donte të shihte një ndalim të plotë ndaj Rusisë nga sistemi i pagesave SWIFT dhe të gjitha vendet e G7 që t’i jepnin fund përdorimit të naftës dhe gazit rus, shkruan CNN.

Pra, ne duhet të shkojmë më tej dhe më shpejt në përgjigjen tonë. Ne duhet të dyfishojmë sanksionet tona”, shtoi ajo.

Ne e kemi befasuar Putinin me unitetin tonë dhe ashpërsinë e sanksioneve tona, duke goditur bankat, anijet, aeroplanët, oligarkët dhe të ardhurat nga nafta dhe gazi. Dhe populli i guximshëm ukrainas e ka befasuar atë me vendosmërinë dhe lidershipin e tij”, tha ajo.

/GazetaSinjali/