Lord MacDonald, ish-prokurori tha për Sky News se Boris Johnson mund të shkojë në burg nëse refuzon të vonojë Brexitin. Kryeministri ka thënë se nuk do të pajtohet me zgjatjen e procesit, pavarësisht se Parlamenti miratoi një ligj që e detyron të bëjë një gjë të tillë.
Lord MacDonald, i cili mbante postin e lartë të prokurorit në vitet 2003-2008, tha se nëse Johnson nuk e vonon shtyrjen e Brexit, atëherë gjykata urdhëron që kryeministri të arrestohet.
“Një refuzim përballë kësaj do të ishte përçmim ndaj gjykatës dhe kjo mund ta çonte atë person në burg”, tha ai. Gjithashtu është e mundur që gjykata të kërkojë një figurë tjetër në qeveri, që autorizon vonesën.
Një tjetër zë i bashkohet mendimit të ish prokurorit të lartë në lidhje me këtë çështje. Dominic Grieve tha se nëse Boris Johnson pranon të zbatojë ligjin ai do të “dërgohet në burg për përbuzje”, tha deputeti i Beaconsfield.
Ish-gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Lord Sasion i tha gjithashtu Sky News se ka “shumë mënyra” për të zbatuar ligjin.
Ai u shpreh se deputetët kundër mosmarrëveshjes mund të aplikojnë për një urdhër gjyqësor, duke e urdhëruar z. Johnson që të autorizojë vonesën.
Nëse kryeministri akoma nuk pranonte ta zbatojë, një gjykatës mund të bëjë një urdhër, ku kërkon që një zyrtar qeveritar të nënshkruajë zgjatjen “në vend të kryeministrit”.