Pasditen e së dielës në Kosovë ka pasur disa luhatje të temperaturave, duke shkaktuar kështu stuhi e breshër në disa vende.
Një breshër i madh raportohet se ka ndohur sot në fshatin Plloqicë të komunës së Malishevës.
Sipas pamjeve të publikuara nga disa faqe të qyteteve lokale, shihet sasia e breshrit duke u larguar me lopatë.