image Breshëri e mbulon Cyrihun, zbardhen rrugët (VIDEO)

Botë

Breshëri e mbulon Cyrihun, zbardhen rrugët (VIDEO)

news image

Një stuhi e fortë breshëri ka përfshirë Cyrihun, pasditen e së mërkurës. Kalimtarët ishin të befasuar dhe trafiku është bllokuar. Breshëri përfshiu Oerlikon të Cyrihut aq shumë sa që brenda pak minutash rrugët u zbardhën plotësisht.

Siç shkruan “20 Minuten” duke ju referuar një bashkëpunëtoreje të saj vullnetare nga terreni, pamja me breshër ishte impresive: “Nuk kam parë kurrë kaq shumë akull”, thotë ajo. Ajo ka dymbëdhjetë vite që jeton në Zvicër dhe ky spektakël ishte unik për të.

Makinat u detyruan të ndalonin, nuk mund të vazhdonin lëvizjen nëpër një breshër kaq të madh”, thotë ajo.

Breshëri ka rënë edhe mbi Zürichberg, siç tregohet në fotot e një bashkëpunëtoreje tjetër.

“Këtu breshëri ka vazhduar pesë deri në dhjetë minuta më së shumti,” thotë ajo.  

/GazetaSinjali/