Një stuhi e fortë breshëri ka përfshirë Cyrihun, pasditen e së mërkurës. Kalimtarët ishin të befasuar dhe trafiku është bllokuar. Breshëri përfshiu Oerlikon të Cyrihut aq shumë sa që brenda pak minutash rrugët u zbardhën plotësisht.
Siç shkruan “20 Minuten” duke ju referuar një bashkëpunëtoreje të saj vullnetare nga terreni, pamja me breshër ishte impresive: “Nuk kam parë kurrë kaq shumë akull”, thotë ajo. Ajo ka dymbëdhjetë vite që jeton në Zvicër dhe ky spektakël ishte unik për të.
“Makinat u detyruan të ndalonin, nuk mund të vazhdonin lëvizjen nëpër një breshër kaq të madh”, thotë ajo.
Breshëri ka rënë edhe mbi Zürichberg, siç tregohet në fotot e një bashkëpunëtoreje tjetër.
“Këtu breshëri ka vazhduar pesë deri në dhjetë minuta më së shumti,” thotë ajo.
Kräftige Schauerzelle mit kleinkörnigem #Hagel vor wenigen Minuten auch in #Zürich Oerlikon. Aktuelles Radarbild -> https://t.co/PSSm2JQlMR (me)https://t.co/fAhIikrQ91 pic.twitter.com/CxoQXvjQkF
— MeteoNews Schweiz (@MeteoNewsAG) May 4, 2022