image Brentford i frikshëm, shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Liverpoolit - VIDEO

Futboll

Brentford i frikshëm, shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Liverpoolit – VIDEO

news image

Ka përfunduar pjesa e parë mes Brentfordit dhe Liverpoolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 18-të të Premier Legue.

Pas 45 minutëshit të parë, Brentfordi është duke avancuar me rezultat 2-0 ndaj Liverpoolit, raporton Sinjali Sport.

Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, kur pas një rinvënie nga këndi nga vendasit, topi u devijua nga qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, i cili çoi aksidentalisht topin në portën e tij, për t’i dhënë avantazhin vendasve.

Në minutën e 42-të erdhi goli i dytë i vendasve.

Yoane Wissa vetëm një minutë pasi iu anulua goli për pozicion jashtë loje, ai realizoi me kokë duke futur topin brenda portës, për rezultatin 2-0.

/GazetaSinjaliSport/