image Brentford arrin fitore ndaj Swanseas, siguron pjesëmarrjen në Premierligë

Futboll

Brentford arrin fitore ndaj Swanseas, siguron pjesëmarrjen në Premierligë

news image

Brentford mposhti Swansean në “Play Offin” e Championship, ndeshje përcaktuese se cila skuadër do hyjë në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra londineze mundi ekipin nga Uellsi me rezultat të pastër 2-0.

Ivan Toney dhe Emiliano Marcondes realizuan golat më të rëndësishëm në histori të klubit.

“The bees” iu bashkuan Watfordit dhe Norwich Cityt si ekipet më të reja që do marrin pjesë në elitën e futbollit anglez për stinorin e ardhshëm.

Për herë të parë që nga viti 1946/47 skuadra e Brentfordit hyri në elitën angleze, ku kjo do jetë paraqitja e parë si klub në Premierligë, pasi në kohën kur ishin në këtë ligë quhej Divizioni i Parë. /Gazeta Sinjali Sporti/