image Brenda 24 orëve në Spitalin e Pejës morën shërbime emergjente 245 pacientë

Kosovë

Brenda 24 orëve në Spitalin e Pejës morën shërbime emergjente 245 pacientë

news image

245 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 23 tetor 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“15 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit”, njofton spitali, transmeton Gazeta Sinjali.

Analiza kanë kryer 254 pacientë që në total kanë kryer 3,850 analiza.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 3 lindje, 1 normale dhe 2 me prerje cezariane.

“Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore”, thuhet në statistikat e publikuara të spitalit. /Gazeta Sinjali/