image Brazili fiton me vështirësi dhe kualifikohet, Zvicra shpreson te fitorja ndaj Serbisë

Futboll

Brazili fiton me vështirësi dhe kualifikohet, Zvicra shpreson te fitorja ndaj Serbisë

news image

Brazili ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Zvicrës.

Skuadra e Xhakës dhe Shaqirit ka qenë një kockë e fortë ndaj Brazilit, ku kanë arritur të mbrojnë mjaft mirë gjatë gjithë lojës, duke mos lënë hapësira ndaj latinëve.

5 herë kampionët e Botës kanë tentuar disa herë të deportojnë brenda zonës, por Akanji me shokë u kanë bërë ballë.

Mrekullia ndodh në minutën e 83-të, ku Casemiro lëshon një predhë ndaj Sommer duke e bërë të pamundur ta ndalojë.

Brazili renditen në vendin e parë duke siguruar kualifikimin. Zvicrës i mbetet gjithçka për në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë.

/GazetaSinjaliSport