Gjatë tri viteve të kaluara jeta e Brad Pitt dukej si një skenar prej filmave të tij, me një martesë shkatërrimtare dhe alkool duke e ‘hedhur aktorin në fund të pusit’.
Por ai ka zbuluar dhimbjen e ndarjes nga Angelina Jolie në vitin 2016 dhe se beteja për kujdestarinë mbi gjashtë fëmijët e tyre e ka bërë shumë emocional, për herë të parë në dy dekada.
“Unë jam i njohur si një njeri që nuk qan. Nuk kisha qarë për 20 vjet. Tani e gjej veten, në këtë fazë të fundit, shumë më të prekur nga fëmijët e mi, miqtë dhe lajmet. Vetëm i prekur. Nuk e di se ku do të çojë e gjithë kjo, por mendoj se është një shenjë e mirë,” tha Pitt.
Ndërsa Brad dhe Angelina janë legalisht beqar që shtatë muaj, ata ende nuk kanë përfunduar betejën e tyre mbi kujdestarinë e fëmijëve.
Brad humbi kontaktet për një kohë me Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne, por ata tani janë përsëri në kontakt dhe ai e kaloi verën me ta. /Gazeta Sinjali/