image BQK rrëzon parashikimet e Kurtit për rritjen ekonomike

Financa

BQK rrëzon parashikimet e Kurtit për rritjen ekonomike

news image

Rritja ekonomike për këtë vit pritet të jetë 3.5 për qind, kurse inflacioni të përfundojë me rreth 5.2 për qind.

Kështu, vlerësojnë nga Banka Qendrore e Kosovës, përkundër që kryeministri i vendit, Albin Kurti këto ditë ka proklamuar se kjo normë e GDP-së pritet të jetë 3.8 për qind. Ndërkaq, opozita shprehet skeptike me këto për qindje, pasi sipas tyre rritja ekonomike reale sillet rreth 2.3 për qind.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili thekson për KP, se pritjet janë që rritja ekonomike të jetë 3.5 për qind për vitin 2023, kurse inflacioni sipas tij, të përfundojë me rreth 5.2 për qind. I njëjti shtoi se vitin e ardhshëm rritja ekonomike pritet të jetë rreth 4 për qind.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë këtyre ditëve ka thekuar se viti 2023 mund të përmbyllet me rritje ekonomike 3.8 për qind.

/GazetaSinjali/