Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, e kanë dëmtuar rëndë ekonominë e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Guvernatorit Fehmi Mehmeti thotë se për shkak të këtyre masave, rënia ekonomike parashihet të jetë 7.2 për qind.
“7.2 për qind parashihet rënia ekonomike sipas BKQ-së. Shkaktarë mbrapa rënies janë me masat e ndërmarra për parandalimin e shpërndarjes së virusit të COVID-19. Një prej faktorëve që ka ndikuar në uljen e kërkesës agregate është rënia e vizitave nga diaspora”, ka thënë ai në një konferencë për media.
Megjithatë, Mehmeti thotë se dërgesat nga diaspora këtë vit kanë shënuar rritje.
“643 milionë janë në këtë vit, kurse në vitin e kaluar remitancat kanë qenë 608.6 milionë euro”./Gazeta Sinjali/