image BQK: Kemi një situatë stabile, pagesat e kredive do të rishikohen

Kosovë

Ekonomi/ BQK: Kemi një situatë stabile, pagesat e kredive do të rishikohen

news image

Fehmi Mehmeti nga BQK në një konferencë për media ka bërë të ditur se virusi Covid-19 ka ndikuar shumë në ekonominë e vendit.

Megjithatë, Mehmeti ka thënë se bankat janë në nivel të mirë të funksionimit dhe se likuiditeti i bankave është i mjaftueshëm.

Ai bëri të ditur se pagesat e kësteve të kredive do të rishikohen herë pas here dhe shtyrja e afateve të pagesës është deri më 30 prill.

Mehmeti ka thënë se qytetarët nuk duhet të brengosen për furnizimin me para të gatshme, pasiqë bankat kanë një furnizim normal.

“Sot ju kemi ftuar që të diskutojmë për ekonominë dhe me masat që ka marrë BQK-ja. Në kuadër të masave për të parandaluar shpërndarjen e virusit, Kosova ka marrë ca masa. Mbyllja e bizeneve ka ndikuar që bizneset të jenë pa të hyra që mund të t’i shtyjnë drejtë dështimit. Po ashtu që punëtorët të mesin pa punë. Kërkesa pa kredi bie pritet të ketë edhe rënie të kreditimit duke ndikuar që të zvogelohet një burim i rëndësishëm”, ka thënë ai.

Mehmeti gjithashtu ka theksuar se situata me Covid-19 do të sjell rënie të eksportit por pakoja emergjente e miratuar do të jetë një opsion i mirë.

“Në renie pritet të karakterizohen edhe eksporti i Kosovës. Pakoja e miratuar nga Kuvendit pritet të jetë një opsion relevant për ekonominë. Ne si BQK kemi marrë masa: Kemi arrit të marrim masat e nevojshme për një system efikas të pagesave, kemi arritur që vendi të furnizohet me para të gatshme, ju siguroj që bankat kanë likuiditet të mjaftuëshëm dhe nuk do të ketë asnjë problem me furnizimin me para të gatshme, po ashtu dezinfektimi i bankave ka ndodhur, evitoni paratë e gatshme kryeni pagesat përmes kartelave”, u shpreh Mehmeti./ Gazeta Sinjali/