image BQK-ja merr vendim për uljen e përkohshme të tarifave të sigurimit kufitar për diasporën

Kosovë

BQK-ja merr vendim për uljen e përkohshme të tarifave të sigurimit kufitar për diasporën

news image

Banka Qendrore e Kosovës sot ka marrë vendim që të ulet përkohësisht sigurimi kufitar i autopërgjegjësisë që vlen për automjetet me targa të huaja.

Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar për veturat dhe motoçikletat që vijnë nga diaspora.

“Ky vendim i marrë nga menaxhmenti i BQK-së ka ardhë pas shqyrtimit të raportit aktuarial të datës 16 korrik 2020 të Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe raportit aktuarial të BQK-së mbi adekuatshmërinë e tarifave të sigurimit kufitar nga autopërgjegjësia dhe është vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme për ndryshimin e tarifave të primeve të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për automjete dhe motoçikleta për udhëtarë”, njofton BQK-ja përmes një komunikate.

BQK-ja ka kërkuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, që për veturat që vijnë nga jashtë për në Kosovë me targa të huaja t’i ulë tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë përkohësishtë për 35 për qind.

Po ashtu me anë të këtij vendimi kërkohet që aplikimi i tarifave të reja të policave kufitare të zbatohet nga data 1 gusht 2020 deri më 31 dhjetor 2020.

Kujtojmë se arsyet për blerjen e këtij sigurimi janë se Republika e Kosovës nuk është anëtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër, dhe si rrjedhojë, asnjë karton i gjelbër i cilitdo shtet në botë nuk vlen në Republikën e Kosovës, përveç Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, shtete me të cilat Kosova ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për njohje reciproke të sigurimeve./ Gazeta Sinjali/