image BQK-ja dhe MASH-i arrin marrëveshje, në shkolla do të mësohet rreth edukimit financiar

Arsim

BQK-ja dhe MASH-i arrin marrëveshje, në shkolla do të mësohet rreth edukimit financiar

news image

Është nënshkruar marrëveshje për përfshirjen e edukimit financiar në kurrikulën shkollore.

Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Fondit Evropian për Evropën Juglindore në Kosovë.

Gjithashtu është bërë edhe shpalosja e koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e klasave 1-5 të arsimit fillor.

Guvernatori BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se përmes këtij programi synojnë të rrisë edukimin financiar te publiku.

“Edukimi financiar është prioritet i joni. Sa më të edukuar dhe njohurive me të mëdha nga qytetarët rreth edukimit financiar qytetarët do kenë mundësi më të madhe për rregullimin e mirëqenies së tyre”.

Këto libra, sipas tij janë të qasshme edhe për fëmijët që kanë probleme me të pamurit dhe se do të shpërndahen në mënyrë fizike.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, bëri të ditur se librat janë të përgatitura për moshën adekuate të fëmijëve. Likaj tha se librat do të shpërndahen për nxënësit falas. /Gazeta Sinjali/