Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka paralajmëruar se ekonomia e vendit do të pësojë rënie si pasojë e përballjes me pandeminë globale Covid-19.
Kjo pasi që BQK, mes tjerash, ka paraparë ulje të remitencave, që përbëjnë 10% të GDP-së së Kosovës.
Mirëpo, sipas guvernatorit, gjendja për momentin është stabile për shkak të menaxhimit që po bëhet.
Mehmeti, në një konferencë për media, tha se bankat po vazhdojnë të kenë likuiditet.
Tutje, ai ka shtuar se ka furnizim me para të gatshme.
Sipas Mehmetit, edhe dezinfektimi i parave ka filluar.
Banka Qendrore, në fillimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë, ka marrë vendim që të shtyhet pagesa e kësteve të kredisë pa interes ndëshkues.
Guvernatori i BQK-së ka sqaruar se bankave u lejohet që klientëve t’ua faturojnë interesin e këstit për muajt e shtyrë.
Banka Qendrore e Kosovës ka kërkuar që qytetarët t’i evitojnë pagesat me kesh, për të parandaluar rrezikun e përhapjes së COVID-19./GazetaSinjali/