image BQE: Bankat të ndërpresin pagesat e dividentëve dhe blerjen e aksioneve deri më 2021

Evropë

BQE: Bankat të ndërpresin pagesat e dividentëve dhe blerjen e aksioneve deri më 2021

news image

Banka Botërore Evropiane (BQE) me seli në Frankfurt ka këshilluar bankat në eurozonë që të përmbahen nga pagesa e dividentëve dhe blerja e aksioneve, deri më 1 janar të vitit 2021.

BQE shpreson se kjo do të forcojë aftësinë e huadhënësve për të kompenzuar humbjet gjatë pandemisë së koronavirusit, ndërsa rrit kapitalin në mënyrë që kreditë të mund të jepen për konsumatorët privatë dhe bizneset.

“Ndërtimi i kapitalit të fortë dhe tamponave të likuiditetit, që nga kriza e fundit financiare, ka mundësuar që bankat gjatë kësaj krize të vazhdojnë huazimin për familjet dhe bizneset dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në stabilizimin e ekonomisë së vërtetë”, tha Andrea Enria, kryetari i Bordit Mbikëqyrës i BQE-së.

Enria vlerëson se është më e rëndësishme të inkurajohen bankat që të përdorin tani kapitalin dhe tamponët e tyre të likuiditetit, për të vazhduar të përqendrohen në këtë detyrë gjithëpërfshirëse, kreditimi.

Deri më tani, BQE-ja u kishte kërkuar bankave të mos bënin pagimet e dividentëve për aksionarët deri më 1 tetor./Gazeta Sinjali/