image Bota po përballet me një rrezik edhe më të madh se COVID-19

Botë

Bota po përballet me një rrezik edhe më të madh se COVID-19

news image

Hondurasi u bë kombi i 50-të që ratifikoi Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore (TPNW), transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo shënon herën e parë që nga Hiroshima që posedimi i thjeshtë i armëve bërthamore do të konsiderohet krim sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse nuk është i detyrueshëm për kombet që nuk e nënshkruajnë atë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka aftësinë për të filluar një sulm bërthamor, pa kërkuar autorizimin e Kongresit, Kabinetit, nënkryetarit e të tjerëve. Është e vështirë të imagjinohet një shembull më i përsosur i rrezikut të çmendur me të cilin ne vazhdojmë të jetojmë për sa kohë që mbajmë arsenale masive të armëve bërthamore.

Studimet gjatë dekadës së fundit kanë treguar se edhe një luftë bërthamore e kufizuar, duke përfshirë më pak se një ose dy për qind të arsenalit bërthamor në botë, do të vriste dhjetëra miliona njerëz.

Edhe më keq, kjo do të shkaktonte krizë klimatike dhe urie në të gjithë botën duke vënë në rrezik miliarda njerëz dhe duke i dhënë fund civilizimit siç e njohim ne. Edhe para pandemisë COVID-19, rreziku i luftës bërthamore po rritej me një shpejtësi alarmante.

Ekspertët, si ish-Sekretari i Mbrojtjes, William Perry, kanë paralajmëruar se ne jemi më afër luftës bërthamore sesa kemi qenë ndonjëherë.

Pra, edhe pse përballemi me pandeminë e koronavirusit, e cila ka vrarë mbi një milion njerëz në të gjithë botën, dhe ka shkaktuar krizë ekonomike, është e rëndësishme që të lëvizim sa më shpejt që të mundemi për të eliminuar armët bërthamore dhe kërcënimin e pashmangshëm, ekzistenciale që ato paraqesin. 

Nëntë vendet që posedojnë armë bërthamore po lëvizin në drejtim të kundërt. Ato janë të angazhuara në plane masive për të “modernizuar” arsenalin e tyre bërthamor dhe për t’i ruajtur këto armë për dekadat e ardhshme, nëse nuk përdoren më parë.

Javën e shkuar, The New York Times raportoi se SHBA ndërmori një hap të paparashikuar për të bërë presion ndaj vendeve që janë bashkuar me Traktatin, për t’u tërhequr nga ai.

“Traktati i ri i Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimin e Armëve Bërthamore është një hap i rëndësishëm drejt delegjitimimit të luftës bërthamore si një rrezik i pranueshëm i civilizimit modern”, tha ish-sekretari Perry, i cili e ka mbështetur fuqimisht marrëveshjen.

Ndërsa traktati hyn në fuqi, nëntë fuqitë bërthamore nuk do të çarmatosen automatikisht. Por, kombet e tjera dhe shoqëria civile mund të përdorin marrëveshjen për t’iu bërë presion që të bëjnë ndryshime thelbësore në politikën e tyre bërthamore. Traktati mund të përdoret për të stigmatizuar këto armë në mënyrë që ato të mos shihen më si simbole të statusit global dhe shtylla të sigurisë kombëtare, por më tepër si kërcënim për mbijetesën njerëzore që ato në të vërtetë janë. /Gazeta Sinjali/