image Bota e egër bëhet 'hi' në Australi, rreth 500 milionë kafshë të zhdukura nga zjarret

Botë

E dhimbshme/ Bota e egër bëhet ‘hi’ në Australi, rreth 500 milionë kafshë të zhdukura nga zjarret

news image

Teksa njerëzit janë larguar nga rreziku i zjarrit në qytetin bregdetar Victorian Mallacoota në Australi, stafit veterinar i është dhënë leja të hyjnë në zonat e përfshira nga zjarri për të asistuar me ndihmë kafshët e egra.

Përveç humbjes së jetës njerëzore dhe humbjeve të pasurisë, ka pasur edhe mijëra imazhe që tregojnë kafshë të egra të djegura për së gjalli.

“Rreth 500 milion kafshë, përfshirë specie të rrezikuara në mënyrë kritike, tashmë janë zhdukur në zjarret,” tha drejtori i Përgjithshëm i Zoos Victoria, Jenny Grey.

“Bilanci i plotë është i pamundur të përcaktohet në këtë fazë të hershme.”

Megjithatë stafi veterinar foli për shenja shprese midis hirit pas mbërritjes.

“Megjithë dëmtimet dhe traumat e tyre, trimëria e treguar nga jeta e egër në Mallacoota është frymëzuese,” tha Dr Leanne Wicker.

Ai po punon së bashku me infermierin veterinar Evie Tochterman në Qendrën e Kontrollit të Incidenteve të krijuar nga qeveria në Victoria. /Gazeta Sinjali/

Related image
Image result for animals australia
Related image
Image result for animals australia