image Bosnjë e Hercegovinë: Në ditën që fitoi zgjedhjet lokale, kandidati ndërroi jetë

Rajon

Bosnjë e Hercegovinë: Në ditën që fitoi zgjedhjet lokale, kandidati ndërroi jetë

news image

Në zgjedhjet lokale që u zhvilluan të dielën në Bosnjë e Hercegovinë, kandidati Mirsad Peco fitoi zgjedhjet për kryetar në Komunën e Travnikut, shkruajnë mediat boshnjake, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, sipas mediave, në ditën që fitoi zgjedhjet, kandidati Peco vdiq, pasi që ishte i infektuar me COVID-19.

Bakir Izetbegoviç, kryetari i partisë, në një konferencë për media tha se zgjedhjet në Travnik me siguri do të përsëriten, pasi kandidati i SDA, Peco, humbi jetën në mëngjes, ditën e zgjedhjes./Gazeta Sinjali/