Prokuroria e Lartë e Bosnjës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë ish-ushtarëve serbë për krime kundër njerëzimit me pretendimin se kanë marrë pjesë në vrasjen e të paktën 78 civilëve myslimanë boshnjakë në fillim të luftës boshnjake në vitet e 90-ta.
Sarajeva është ende duke i kërkuar kriminelët e dyshuar të luftës.
Prokurorët kanë thënë se tetë serbët e Bosnjës i kanë marrë civilët boshnjakë jashtë një shkolle në fshatin Velagici, i kanë rreshtuar dhe më pas i kanë qëlluar për vdekje të paktën 78 njerëz në qershor të vitit 1992, raporton Reuters.
Më pas, trupat e tyre i kanë varrosur në një varr masiv nga i cili u zhvarrosën më 1996. /Gazeta Sinjali/