Shumë media në Itali e kanë quajtur mrekulli. Spitali i Niguardias, një zonë pranë Milanos, ka mbyllur një nga 5 sallat e terapisë intensive për shkak të zvogëlimit të pacientëve me koronavirus.
27 shtretër, që deri para pak ditësh ishin plot me pacientë të infektuar me COVID-19, tani janë bosh.
Stafi mjekësor për rreth 50 ditë ka luftuar ditë e natë me vdekjen dhe me një fluks që vështirë do të përsëritet sërish.
Gëzimin mjekët dhe infermierët e kanë shprehur në një video në Facebook. /Gazeta Sinjali/