image Bosch: Për Serbinë normalizimi nënkupton Kosovën sërish nën sundim, koha që BE të veprojë

Politikë

Bosch: Për Serbinë normalizimi nënkupton Kosovën sërish nën sundim, koha që BE të veprojë

news image

Ish-ambasadori holandez Robert Bosch, i ka reaguar kryeministres serbe Ana Brnabiq, e cila gjatë një takimi me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, tha se përmbushja e obligimeve është parakusht për vazhdimin e normalizimit me Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Bosch tha se qeveria e saj bën gjithçka për të minuar stabilitetin në rajon dhe ajo fajëson palën tjetër.

Sipas tij, për Serbinë normalizimi nënkupton Kosovën sërish nën sundimin serb dhe është koha që BE-ja ta shohë se si ata po luajnë me fjalët.

Postimi i tij:

“Brnabic ka nerva! Qeveria e saj bën gjithçka për të minuar stabilitetin në rajon dhe ajo fajëson palën tjetër. Për Serbinë normalizimi nënkupton Kosovën sërish nën sundimin serb. Ata po luajnë kështu me fjalët, kjo bëhet gjithnjë e më e qartë. Koha që BE-ja ta shohë më në fund!”

/GazetaSinjali/