image Borrelli në Beograd: SHBA-të nuk mund ta bëjnë Kosovën pjesë të OKB-së

Kosovë

Politikë/ Borrelli në Beograd: SHBA-të nuk mund ta bëjnë Kosovën pjesë të OKB-së

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, sot gjatë vizitës në Beograd ka thënë se SHBA-të pavarësisht se janë një vend shumë i fuqishëm, nuk mund ta bëjnë Kosovën anëtare të OKB-së, raportojnë mediat serbe.

“Edhe gjatë vizitës time në Kosovë më kanë pyetur se sa i diskutueshëm është qëndrimi i SHBA-ve ndaj Kosovës, nuk është aspak i diskutueshëm. Washingtoni është shumë i fuqishëm, por ai nuk mund t’i ofrojë Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara”, ka thënë ai.

“Ka edhe vende të tjera të botës dhe jo vetëm vende evropiane, vendet si Kina, Rusia apo India pyeten për këtë çështje. Mendoj se të gjithë e dinë se pa miratimin e Këshillit të Sigurimit, Kosova nuk do të jetë vend i njohur nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë tutje përfaqësuesi i BE-së.

Borell, po ashtu ka theksuar se e ardhmja e Serbisë për në Bashkimin Evropian, varet nga ky dialog me Kosovën./Gazeta Sinjali/