Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bruksel, e falënderoi atë për angazhimin dhe përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi, derisa shtoi se është i lumtur të vazhdojë të punojë me Ramën në këtë aspekt.
“Edi Rama faleminderit që jeni këtu dhe faleminderit që ndatë me ne angazhimin dhe mbështetjen në dialogun me Serbinë.. Jam shumë i lumtur që po punoj me ju në këtë rrugë”, u shpreh Borrell.
Borrell, tha se e ka bërë tashmë të qartë edhe mbrëmë në Luksemburg se pala kosovare dhe ajo serbe duhet të gjejnë një mënyrë të shpejtë për të evituar përshkallëzimin e situatës, si dhe të miratojnë udhërrëfyesin që u ishte vënë në tryezë Kurtit e Vuçiqit javën e kaluar.
“Të falënderoj për përpjekjet dhe mbështetjen që u munduat të krijonit një zgjidhje. Unë e bëra të qartë mbrëmë në Luksemburg qëndrimin se palët duhet të gjejnë një mënyrë që të evituar përkallëzojnë situatën dhe të miratojnë udhërrëfyesin që është vënë në tryezë javën e kaluar në Bruksel jemi të sigurt që kjo kërkon të marrim masa në mënyrë urgjente, dhe shtetet anëtare janë dakord të vazhdojmë me këtë urgjencë”, ka shtuar ai.