image Borrelli dhe Lajçaku fillimisht takojnë Vuçiqin, pastaj Kurtin

Politikë

Borrelli dhe Lajçaku fillimisht takojnë Vuçiqin, pastaj Kurtin

news image

Sot është dita kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi është paralajmëruar të nisë nga ora 09:00, teksa siç raporton korrespodentja e RTK-së në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së pari takojnë Vuçiqin dhe pastaj Kurtin.

Takimi Borrell-Lajçak-Kurti, pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 është paraparë që të zhvillohet takimi trelateral, teksa pas këtyre takimeve, përfaqësuesi i BE-së, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth këtij takimi i cili është i pari trelateral pas tensioneve në veri të vendit.

/GazetaSinjali/