image Borrell: Vizita në Kosovë është pa peshë derisa të formohet qeveria

Politikë/ Borrell: Vizita në Kosovë është pa peshë derisa të formohet qeveria

news image

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë që vizita në Kosovë është pa peshë derisa sa të formohet qeveria e re.

“Dua të shkoj në Kosovë dhe Serbi sa më parë, por që në Kosovë ende nuk është krijuar Qeveria, kështu që është pa peshë që të shkohet derisa ajo të formohet”, ka thënë Borrell.

Ai tutje ka thënë se nuk do ta mbajë premtimin që udhëtimin e parë ta bëjë drejt Kosovës.

“Kështu, nuk do të jetë e mundur që ta mbajë premtimin që udhëtimin e parë ta kem drejt Kosovës në këtë funksion”.

Ai ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mbesin në krye të agjendës evropiane dhe që perspektiva për to nuk duhet të mbyllet. /Gazeta Sinjali/