image Borrell tregon se cilat janë benefitet e Kosovës dhe Serbisë me pranimin e planit evropian

Politikë

Borrell tregon se cilat janë benefitet e Kosovës dhe Serbisë me pranimin e planit evropian

news image

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur për media pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq.

Borrell ka thënë se palët janë pajtuar për planin franko-gjerman, por që do të diskutohet në takime të ardhshme për modalitete të zbatimit të planit. Ai premtoi se marrëveshja eventuale do të largojë barrierat në mes të shteteve dhe do të sjellë investime të reja evropiane në rajon.

“Marrëveshja do të sjellë mundësi të reja financiare përmes investimeve të reja dhe mundësi të reja punësimi për të gjithë në Kosovë dhe Serbi. Nuk do të ketë burokraci të panevojshme dhe më shumë tregti. Certifikatat e nevojitura për eksport dhe import nuk do të nevojiten më. Për serbët do të ketë më shumë siguri, kur vjen puna tek të drejtat e tyre, duke përfshirë Kishat serbe dhe vendet e shenjta. Marrëveshja do të jeta baza që të arrihet një besim më i madh që do të përkalojë të këqijat e të kaluarës”, tha ai.

Borrell ka thënë se janë dakorduar me palët që të ketë përmbajtje nga cdo veprim i pakoordinuar në terren që do të sillte probleme të reja.“Duhen negociata të tjera që të determinohen modalitet implemetuese të provizioneve. E përsëris, negociata të tjera duhen ende që të arrihet specifikat e implementimin të marrëveshjeve. Është arritur marrëveshja që palët të përmbahen nga cdo veprim i pakoordinuar që do të sjelltë rrezikim të punës në progres”, shtoi ai. 

/GazetaSinjali/