image Borrell telefonon Kurtin dhe Vuçiqin, iu kërkon të takohen në Bruksel për dialogun

Politikë

Borrell telefonon Kurtin dhe Vuçiqin, iu kërkon të takohen në Bruksel për dialogun

news image

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u ka kërkuar të shkojnë në Bruksel sa më parë për të biseduar për dialogun.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ku ka folur për vizitën e Borrell në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me Sekretarin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken.

“Borrell gjatë vizitës së tij në SHBA kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për nevojën për të shkuar në Bruksel për të përparuar në dialog dhe për të arritur progres në dialog në mënyrë për të shmangur situatat që i kemi parë tani kohëve të fundit në veri të Kosovës në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Borrell dhe Blinken në takimin e tyre kishin biseduar për Ballkanin Perëndimor, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi për të cilin kanë kërkuar që të vazhdojë dhe të arrihet progres./GazetaSinjali/