image Borrell: Shtypi i lirë mundëson një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse

Evropë

Borrell: Shtypi i lirë mundëson një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse

news image

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se shtypi i lirë mundëson një shoqëri demokratike.

Këtë deklarim, Borrell e bëri përmes një postimi në Twitter, ku shtoi se shoqëria është më e fortë por edhe më gjithëpërfshirëse kur ekziston liria e shtypit.

Ai tutje tha se, BE përkrah të gjithë gazetarët në të gjithë botën dhe se BE do të vazhdojë të luftojë për lirinë e shtypit.

“Shtypi i lirë mundëson një shoqëri demokratike, më të fortë dhe gjithëpërfshirëse dhe është instrumental në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. BE qëndron me gazetarët dhe punonjësit e medias në mbarë botën dhe do të vazhdojë të luftojë për lirinë e shtypit”, ka thënë Borrell.

/GazetaSinjali/