image Borrell pas takimit me Kurtin: Diskutuam hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë

Politikë

Borrell pas takimit me Kurtin: Diskutuam hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë

news image

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kanë takuar Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.

Pas këtij takimi i cili u zhvillua gjatë ditës së djeshme, Borrell ka bërë një postim në Twitter, ku ka treguar detaje.

Ai tregoi se në këtë takim kanë biseduar edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Mezi presim përparim konkret së shpejti”, ka shkruar Borrell.

/GazetaSinjali/