image Borrell në takim thotë se nuk po bëjnë garë me SHBA-në

Kosovë

Dialogu/ Borrell në takim thotë se nuk po bëjnë garë me SHBA-në

news image

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së këtij posti, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka theksuar qëllimin e BE-së për rifillimin e bisedimeve. Kryediplomati spanjoll ka thënë se BE, nuk po bëjnë garë me SHBA-në.

Borrell ka deklaruar se do të ndërmjetësojë në dialogun Prishtinë – Beograd, pa bërë garë me emisarin e SHBA-së në bisedime, Richard Grenell.

“Amerikanët kanë shumë plane, kanë plane për çdo gjë. Kanë plane për Lindjen e Mesme, kanë plan për Kore, kanë plan për këtu. Është një çështje që të kesh plan dhe një çështje tjetër është që të angazhohesh që të arrish sukses dhe ne kemi qenë shumë të angazhuar në Kosovë dhe kemi shpenzuar më shumë se një miliard euro për Kosovën. Unë nuk po bëj garë me amerikanët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Evropian do të punojnë  bashkërisht në arritjen e qëllimeve të përbashkëta’’, është shprehur Borrell/ Gazeta Sinjali/