Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, ka kontaktuar sot me telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me atë të Serbisë. Aleksandar Vuçiq, të cilëve citohet t’ua ketë theksuar nevojën për fillimin e dialogut.
Kreu i diplomacisë evropiane, Borrell, ka folur me ta për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi dhe gjithashtu rëndësinë e punës për rifillimin e bisedimeve Kosovë- Serbi.
Në komunikatën për media, thuhet se ai konfirmoi mbështetjen e Shteteve Anëtare të BE-së. si dhe vendosmërinë dhe angazhimin e tij personal si lehtësues i dialogut.
Joseph Borrell i ka thnë presidentit të Republikës së Kosovës, se liderët e partive politike në vend duhet sa më shpejt të formojnë qeverinë, pasi sipas tij kjo është në interes të Kosovës dhe popullit të saj.
“Në diskutimet e tij bilaterale, ai diskutoi gjithashtu me bashkëbiseduesit e tij për progresin dhe perspektivat e ardhshme në rrugët e tyre përkatëse drejt BE-së dhe rëndësinë e përparimit përpara Samitit BE – Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020”, thuhet në komunikatë.
Borrell ka rikonfimruar udhëtimin në Kosovë dhe Serbi gjatë javës së ardhshme./Gazeta Sinjali/