image Borrell kërkon që të hidhet poshtë kërkesa e Thaçit për mandatin e Speciales

Kosovë

Borrell kërkon që të hidhet poshtë kërkesa e Thaçit për mandatin e Speciales

news image

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka dorëzuar komentet e BE-së rreth mandatin të Gjykatës Speciale.

Në këto komente të publikuara, Borrell ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkelur ligjin, duke mos u konsultuar me shefin e EULEX-it para se të parashtronte kërkesën.

Prandaj, ai vlerëson se kjo kërkesë e Thaçit është e papranueshme.

Komentet e Brukselit erdhën pas kërkesës së Kosovës për amandamentin e Kushtetutës rreth zgjatjes së mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Përmes kësaj kërkese, Thaçi kishte kërkuar që të ndryshohet neni i amandamentit, i cili përcaktonte se mandati i Speciales do të zgjasë për një periudhë 5-vjeçare.

Ndërkaq, Thaçi propozonte se mandati i këtij institucioni të zgjasë “deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”./Gazeta Sinjali/