image Borrell informoi ministrat e BE-së mbi dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

Borrell informoi ministrat e BE-së mbi dialogun Kosovë-Serbi

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, deklaroi sot se ka informuar ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së, mbi raundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi javën e kaluar dhe qëllimin për një takim të ri në korrik.

Duke përmbledhur rezultatin e sesionit të kryediplomatëve të BE-së, në Luksemburg, Borrell vuri në dukje se “bashkëpunimi midis ShBA-së dhe Bashkimit Evropian është shumë i mirë, nuk ka më konkurrencë dhe përpjekje nga pala amerikane për të marrë përsipër dialogun.”

Borrell shtoi se në ndërmjetësimin për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, tani ka “bashkëpunim të fortë” midis BE dhe ShBA dhe se “kjo do të ndihmojë”.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi në sesionin e ministrave të Bashkimit Evropian ishte “vetëm një pikë në temat aktuale dhe vetëm disa minuta iu kushtuan asaj”./Gazeta Sinjali/