image Borrell i zhgënjyer: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën

Politikë

Borrell i zhgënjyer: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për DW, Borrell është shprehur i zhgënjyer duke thënë se dialogu nuk po ecën, transmeton Gazeta Sinjali.

Teksa lufta në Ukrainë vijon të përkeqësohet dita-ditës, rritet edhe shqetësimi, se ndikimi rus mund të fuqizohet akoma më tepër në Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, shpreson që në këto kohë të vështira të mbizotërojë ndikimi evropian dhe jo ai rus në rajon.

Deklaratat e tij u bënë nga Shqipëria, ndalesa e tij e dytë në këtë tur në Ballkanin Perëndimor. Më herët, Borrell vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe pas Shqipërisë, radhën e ka Bosnje Hercegovina.

/GazetaSinjali/