image Borrell i fton Kurtin e Vuçiqin të kthehen në dialog

Politikë

Borrell i fton Kurtin e Vuçiqin të kthehen në dialog

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Serbisë, Aleksanar Vuçiq kanë marrë ftesë nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell që ta vazhdojnë dialogun në Bruksel.

Sipas tij ata duhet të kthehen në situatën ku mund ta vazhdojnë dialogun.

Borrell përmes një konference për media foli për situatën e fundit që u shkaktua në pikat kufitare Kosovë-Serbi, konkretisht në Jarinje dhe Bërnjak.

“Kemi pasur situatë të vështirë në kufirin Kosovë – Serbi. Kam folur si me Vuçiqin ashtu edhe me Kurtin. Rastet e fundit dhe marrëveshja (për targat) tregojnë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme. Unë i ftoj të dy që të kthehen në situatën kur mund të vazhdojnë dialogun”, ka thënë Borrell./GazetaSinjali/