image Borrell flet para takimit Kurti-Vuçiq: Dialogu është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

Politikë

Borrell flet para takimit Kurti-Vuçiq: Dialogu është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, ka folur për media para takimit Kurti-Vuçiq.

Ai tha se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së është vazhdimi i dialogut.

“Sot bashkë me Mirosllav Lajçak do të jemi nikoqirë të një takimi të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Jam i lumtur që po ndodh në kohën kur Bashkimi Evropian do të takohet me presidentin Joe Biden këtu në Bruksel.”

Është kënaqësi të takoj dhe të mirëpres në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo shumë kohë pas vizitës bilaterale në Bruksel”.

“Unë atëherë i kam inkurajuar të dy që të vazhdojnë me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa dhe me fokusin për të prodhuar rezultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese.”

Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe përkushtimi i sinqertë nga të dyja palët është i nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe Serbisë. Le të jemi të qartë – dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes evropiane për të dyja vendet”./Gazeta Sinjali/