Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se është i lumtur që BE është kthyer në krye të të udhëheqjes së dialogut.
Borrell me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë ndërmjetësues të takimit mes Kosovës dhe Serbisë që ka nisur në Bruksel.
“Jam shumë i lumtur që po ju adresohem vetëm katër ditë pas takimit të nivelit të lartë të dialogut Beograd – Prishtinë. Takimi i të dielës ishte i pari pas një pushimi prej 20 muajve. Një kohë e gjatë. Jam i lumtur që po shoh se BE është kthyer në udhëheqje të procesit. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës janë sot këtu me ne në Bruksel për takimin e parë me prani fizike. Duke u takuar për herë të dytë brenda javës, dy liderët tregojnë përkushtimin e tyre ndaj dialogut të ndihmuar nga BE në mes tyre”, tha Borrell.
Ai më tutje theksoi se pret që takimi të jetë konstruktiv dhe bisedimet të sjellin normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Duhet të mirëpres këtë shumë. Sot pres një takim konstruktiv diskutim në elementin e parë të temave tona, që do të kontribuojë në normalizimin gjithpërfshirës mes Kosovës dhe Serbisë. Inkurajojë të dyja palët që t’i qasen bisedimeve të sotme në frymën e kompromisit dhe pragmatizimit për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Borrell në fjalimin para fillimit të takimit”, u shpreh Borrell./ Gazeta Sinjali/