Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, e ka uruar Albin Kurtin për marrjen e detyrës së kryeministrit.
Përmes një shkrimi në Twitter, Borrelli ia përmendi Kurtit edhe procesin e dialogut. Ai ka thënë se për rrugën evropiane të Kosovës, dialogu ka një rëndësi kruciale.
“Urime kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti. Presim të punojmë së bashku për ta sjellë dialogun Beograd-Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE-ja mbështet plotësisht agjendën e reformave dhe trajtimin e # COVID19”, ka shkruar Borrell. /Gazeta Sinjali/
Congratulations to new #Kosovo Prime Minister @albinkurti. Look forward to working together to bring the Belgrade-Pristina Dialogue to a succesfull close. This is crucial for #Europeanpath. EU fully supports reform agenda and tackling #COVID19.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 23, 2021