Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, nëse në të nuk janë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, tani është koha që të “bashkohemi” për të ndërtuar një Evropë më të fortë.
“Ne duhet të mbajmë një proces të besueshëm zgjerimi. Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Tani është koha të bashkohemi në ndërtimin e një Evrope më të fortë. Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor jep këtë perspektivë të qartë”, shkroi Borrell në Twitter./Gazeta Sinjali/
We have to maintain a credible enlargement process. The EU is not complete without the #WesternBalkans.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 6, 2021
It is time we come together and unite in building a stronger Europe. Today’s EU-Western Balkans Summit gives this clear perspective. #EUWBSummit2021 pic.twitter.com/pPiBP4c6MC